# E PABESUESHME/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, portierja luan SHTATZËNË!!! Në fund të gjitha i vënë dorën te barku: Luajtëm 12 vetë

> Shoqet e skuadres i vendosin doren te barku portieres kampione Një histori e pazakontë kjo e portieres së Vllaznisë e cila ka luajtur duke qenë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-pabesueshme-vllaznia-fiton-kupen-e-shqiperise-portierja-luan-shtatzene-ne-fund-te-gjitha-i-vene-doren-te-barku-luajtem-12-vete/
**Published:** 2020-07-31
**Modified:** 2020-07-31

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/af70875ffb35efeb3e133223be37dfc8_L-300x225.jpg)

Shoqet e skuadres i vendosin doren te barku portieres kampione

Një histori e pazakontë kjo e portieres së Vllaznisë e cila ka luajtur duke qenë shtatzënë.

Vllaznia për femra fitoi ditën e sotme në finalen e Kupës 4-0 ndaj Apolonisë. Skuadra e vajzave shkodrane konfirmoi edhe njëherë tjetër që në kampionatin për femra nuk ka rivale. Pas fitimit të titullit kampion, Vllaznia fitoi edhe kupën. Trofeu në këtë finale u ngrit nga portierja Ardiola Raxhimi dhe jo pa arsye. Në një prononcim për “ShkodraSport”, ajo zbulon se është shtatëzënë.

“*Është një kënaqësi shumë e madhe kur ngre lart një tjetër trofe. Por shpresoj që Apolonia të mos e reklamojë ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vetë në këtë takim. Po zbuloj këtu faktin se unë jam shtatëzënë dhe prandaj gëzimi është edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem sërish ne fushe për të fituar të tjera trofe me Vllazninë*”.

Në fund të ndeshjes shoqet kanë vrapuar për ta uruar duke i vendosur dorën te barku.

Kujtojmë se sipas rregullores sportive, kur je shtatzënë, mund të luash deri në muajin e tretë.

---

**Categories:** Lajme, Sport
**Tags:** E PABESUESHME/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, portierja luan SHTATZËNË!!! Në fund të gjitha i vënë dorën te barku: Luajtëm 12 vetë
