# E pazakontë! Çifti shndërron autobusin e vjetër në një super shtëpi luksoze

> Një çift gjeti mënyrën e përsosur për të kombinuar dëshirën e tyre për aventura dhe për të patur një shtëpi të tyren.  Udhëtimi i tyre&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-pazakonte-cifti-shnderron-autobusin-e-vjeter-ne-nje-super-shtepi-luksoze/
**Published:** 2020-07-03
**Modified:** 2020-07-03

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/q21593600601-292x300.jpg)

Një çift gjeti mënyrën e përsosur për të kombinuar dëshirën e tyre për aventura dhe për të patur një shtëpi të tyren.  Udhëtimi i tyre aventuresk filloi në Florida, ku çifti bleu një autobus të vjetër shkollor. Pas shumë mundimesh, rimodelimesh, ata e shndërruan automjetin e vjetër në një shtëpi të bukur me rrota. Pavarësisht vështirësive që hasën gjatë peruiudhës së ndërtimit, ata nuk hoqën dorë sepse ishin të vendosur për të krijuar shtëpinë e tyre të ëndrrave.

Ndërtimi i kësaj shtëpie brenda një autobuzi, i mori çiftit një vit e gjysmë kohë. Ata kanë krijuar një shtëpi lëvizëse e cila është dhe shumë ekonomike. Instaluan panele diellore të cilat i kursejnë shumë energji dhe para.

 

Tani ata kanë gjithçka që i nevojitet në shtëpinë e tyre. Ajo ka një kuzhinë mjaft të bukur , dhomë gjumi, tualet dhe një dhomë ndenjeje. Çdo gjë shumë funksionale.

---

**Categories:** Kuriozitete, Lajme
**Tags:** E pazakontë! Çifti shndërron autobusin e vjetër në një super shtëpi luksoze
