# E rrallë në Valbonë/ Turisti bën gjestin fisnik, gjen në mes të rrugës një laptop dhe disa dokumente, menjëherë i dorëzon në komisariat

> TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-rralle-ne-valbone-turisti-ben-gjestin-fisnik-gjen-ne-mes-te-rruges-nje-laptop-dhe-disa-dokumente-menjehere-i-dorezon-ne-komisariat/
**Published:** 2020-08-12
**Modified:** 2020-08-12

---

TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i kthehen sërish pronarit. Menjëherë sapo i ka gjetur ato, ai i ka dorëzuar në Komisariatin e Tropojës. Nuk dihet ende nëse këto sende kanë mbërritur në duart e pronarit.

Me shumë gjasa ato do kenë qenë të ndonjë turisti, të cilit i kanë humbur gjatë rrugës.

Valbona është një nga vendet në veri të Shqipërisë që preferohet shumë nga turistët, kryesisht të huaj. Natyra e bukur dhe ushqimi i shijshëm i tërheq ata.

---

**Categories:** HOROSKOPI
