# E tmershme/ Kjo është historia tragjike e shqiptarit që po heq picirin në burgun e Greqisë, bën thirrje: “Jeta ime është në fije të perit”

> Eduard Derka është  muzikanti shqiptar por i njohur me emrin me emrin e artit &#8220;Eduard DB&#8221; ose &#8220;EDB&#8221; ndodhet sot pas hekurave të qelisë në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-tmershme-kjo-eshte-historia-tragjike-e-shqiptarit-qe-po-heq-picirin-ne-burgun-e-greqise-ben-thirrje-jeta-ime-eshte-ne-fije-te-perit/
**Published:** 2021-04-15
**Modified:** 2021-04-15

---

**Eduard Derka është  muzikanti shqiptar por i njohur me emrin me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” ndodhet sot pas hekurave të qelisë në Greqi dhe jeta e tij është në ‘fije të perit’.**

**35-vjeçari nga qyteti i Lushnjes është i dënuar në burgun në Koridall, Greqi me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje.**

**Xhaxhai i tij, Riza Derka foli sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku bëri të ditur se nipi nuk ka qenë invalid, por është bërë në burg nga dhuna e vazhdueshme. Ai rrëfeu se 35-vjeçari dergjet ne krevat me këmbën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë.**

**“E kanë arrestuar se ka bërë vjedhje,. Por ai s’ka bërë vjedhje. Është dënuar me 15 vite, por nuk ka vjedhur. Ka tre vjet e gjysmë në burg. Kam mbi një muaj që kam folur për herë të fundit me të.**

**Më tha: ‘xhaxha jeta ime është në fije të perit. Nuk e di se si do shkojë puna, kërkoj ndihmë nga ti, nuk kam njeri tjetër’.**

**Ai ka mpiksje gjakut afër trurit mbrapa, ka dhe këmbën e thyer. E kanë çuar në spital, ka 24 orë që është në spital. Nuk tregon kush e ka rrahur. Ka kërkuar që ta çojnë te doktori për kokën, por i kanë thënë që nuk ka mjekë për të bërë operimin e kokës dhe shifra ishte shumë e lartë, 57 mijë euro”, bëri të ditur xhaxhai i tij.**

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/hh0.png) ![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/640-0-60781e3d13997.png)

---

**Categories:** Aktualitet
