# E trishtë! Koronavirusi i merr jetën të atit dhe të birit brenda 5 ditësh (FOTOT-EMRAT)

> Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje në Elbasan, pasi koronavirusi i ka marrë jetën baba e bir. I moshuari Bajram Selimaj, 83-vjeç&hellip;

**URL:** https://publialb.al/e-trishte-koronavirusi-i-merr-jeten-te-atit-dhe-te-birit-brenda-5-ditesh-fotot-emrat/
**Published:** 2021-03-31
**Modified:** 2021-03-31

---

Një ngjarje e rëndë është shënuar për një familje në Elbasan, pasi koronavirusi i ka marrë jetën baba e bir.

I moshuari Bajram Selimaj, 83-vjeç ndërroi jetë pesë ditë më parë, ndërsa i biri i tij, Skënder Selimaj, 53-vjeç ndërroi jetë sot.

Në 24 orët e fundit u testuan pozitivë 434 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën edhe tetë qytetarë. Një numër ky më i ulët në krahasim me dje kur u shënuan 11 viktima.

Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 125,157, kurse ai i viktimave në 2235.

![E trishtë! Koronavirusi vret babë e bir brenda 5 ditësh](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6064a4f480303.jpg)

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** baba e bir, COVID-19
