# Ekzekutuan shqiptarin në shtëpinë e barit, burg përjetë 4 anglezëve (Foto)

> Autoritetet kanë dënuar me burgim të përjetshëm 4 anglezë, të cilët akuzohen se kanë vrarë një shtetas shqiptar. Urim Gjabri, 46 vjeç u gjet i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ekzekutuan-shqiptarin-ne-shtepine-e-barit-burg-perjete-4-anglezeve-foto/
**Published:** 2021-04-05
**Modified:** 2021-04-05

---

Autoritetet kanë dënuar me burgim të përjetshëm 4 anglezë, të cilët akuzohen se kanë vrarë një shtetas shqiptar.

Urim Gjabri, 46 vjeç u gjet i vdekur në shtëpi nga një mik i tij. Shqiptari kishte shkuar si refugjat në Australi, ndërsa në banesën ku u gjet i pajetë banonte me qira.

Autorët e vrasjes së tij janë Ben­jamin John Mitchell 34 vjeç; Alfred Claude Rigney 47 vjeç; Matt Bernard Ten­hoopen 25 vjeç dhe Aaron Don­ald Carver 38 vjeç.

“Unë pranoj për të gjithë ju që një rezultat i tillë (vdekja e shqiptarit) nuk ishte pjesë e planit”, tha një prej tyre, ndërsa shtoi se: “nuk ishte e qartë saktësisht se si ose kur u vu në zbatim plani për të për të vjedhur kanabisin”.

![Vranë shqiptarin në shtëpinë e barit, burg përjetë](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606aee4ab5bc8.jpg)

![Vranë shqiptarin në shtëpinë e barit, burg përjetë](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-606aee4a89de3.jpg)

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** angelzet, shqiptari, shtepia barit
