# Elton Ilirjani: Është e tmerrshme çfarë po ndodh me zhdukjen e e kafshëve endacakë në Tiranë

> Grupe qytetarësh, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe figura të njohura publike, janë mbledhur fillimisht para Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe më pas janë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/elton-ilirjani-eshte-e-tmerrshme-cfare-po-ndodh-me-zhdukjen-e-e-kafsheve-endacake-ne-tirane/
**Published:** 2021-04-08
**Modified:** 2021-04-08

---

Grupe qytetarësh, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe figura të njohura publike, janë mbledhur fillimisht para Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe më pas janë zhvendosur në Qendrën e Strehimit të Kafshëve në zonën e Kombinatit.

Gjithçka nisi nga një video, ku rrëmbehej zvarrë një qen. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që video të tilla bëhen virale në rrjet dhe tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugës .

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ishte sot në një lidhje “Skype” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se është e tmerrshme ajo çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Kafshët janë një dashurie e madhe. Babai im ka qenë gjahtar profesionist dhe unë jam rritur me to. Ajo që po ndodh në Shqipëri, apo ajo çfarë shoh në mediat sociale, është e tmerrshme. Disa personazhe të njohur kanë postuar video se si disa qen vriten. Ishte dita ime më e keqe. Dykëmbëshit aty janë qesharakë”, tha sipërmarrësi.

Ai tregoi se si qeni i saj, Mona, tani ka bërë një operacion në këmbë, dhe i duhet që të qëndrojë në një vend të izoluar nga të tjerët.

“Mona nuk qëndron në kafaz, por ka bërë një operacion, e më duhet ta mësoj me idenë që të qëndrojë këtu pas dy javësh kur të bëjë operacionin e radhës. Mona është vegjetariane dhe ha speca. Kjo do të thotë se janë një dashuri.  Mona nuk e ka fare qejf mishin. Edhe kur e kaloi operacionin, e nisi me spec, sidomos këtë jeshilin”, tregoi Ilirjani.

Sipërmarrësi u shpreh se në Amerikë nuk ka qen endacakë,pasi atje funksionojnë institucionet. “Edhe vetë popullsia i do, shitjet dhe blerjet e kafshëve janë rritur në kohë pandemie, pasi me këto u shoqëruam. Edhe ish-presidenti Trump, nxori një ligj federal, ku ai që keqtrajtonte qentë dënohej me burg”, përfundoi Eltoni.

 

---

**Categories:** Aktualitet
