# Enea Koliçi largohet nga Skënderbeu, i bashkohet klubit të Gjilanit

> Enea Koliçi është larguar nga Skënderbeu dhe i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës. Portieri pogradecar është larguar kështu pas 5-së&hellip;

**URL:** https://publialb.al/enea-kolici-largohet-nga-skenderbeu-i-bashkohet-klubit-te-gjilanit/
**Published:** 2020-07-30
**Modified:** 2020-07-30

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/116343831_689882458264440_1807185843101289070_o-960x600-696x435-1-300x188.jpg)

Enea Koliçi është larguar nga Skënderbeu dhe i është bashkuar skuadrës së Gjilanit në IPKO Superligën e Kosovës.

Portieri pogradecar është larguar kështu pas 5-së viteve në Kategorinë Superiore ndërsa më parë ka luajtur edhe në Greqi aty ku nisi karrierën me Iraklis.

Në njoftimin e klubit kosovar shkruhet se “Koliçi ka përvojë të madhe si futbollist, pasi më parë ka “siguruar” portat e shumë skuadrave në Greqia dhe Shqipëri.

Në Shqipëri Koliçi ka mbrojtur portën e Flamurtarit, Kukësit dhe Skënderbeut ndërsa në Greqi veçse me Iraklis ai ka luajtur edhe me Olimpiakos dhe Volos.

Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuqebardhë do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

---

**Categories:** Lajme, Sport
**Tags:** Enea Koliçi largohet nga Skënderbeu, i bashkohet klubit të Gjilanit
