# “Është e papranueshme”, Policia ‘kap mat’ Lamborghinin me 236 km/h në By Pass-in e Fierit: Mos fluturoni

> Policia e Fierit ka vijuar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme dhe sot ka kapur një makina që ecte me 236 km/h. Në një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/eshte-e-papranueshme-policia-kap-mat-lamborghinin-me-236-km-h-ne-by-pass-in-e-fierit-mos-fluturoni/
**Published:** 2020-07-05
**Modified:** 2020-07-05

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/n-300x216.jpg)

Policia e Fierit ka vijuar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme dhe sot ka kapur një makina që ecte me 236 km/h. Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë  ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz, i cili po ecte me shpejtësi të papranushme në kulmin e trafikut.  Më tej shtohet se prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë–Vlorë gjatë kontrolleve.

---

**Categories:** Kronikë, Lajme
**Tags:** “Është e papranueshme”, Policia ‘kap mat’ Lamborghinin me 236 km/h në By Pass-in e Fierit: Mos fluturoni
