# Falje familjes që i vrau djalin, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit të burgut

> Gjykata e Durrësit, cilësoi si të ligjshëm arresimin dhe la lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferin e një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/falje-familjes-qe-i-vrau-djalin-gjykata-le-burg-djalin-e-ish-drejtorit-te-burgut/
**Published:** 2020-09-22
**Modified:** 2020-09-22

---

Gjykata e Durrësit, cilësoi si të ligjshëm arresimin dhe la lënë në burg pa afat Arbër Koten, shoferin e një autobusi fasonerie që qëlloi me thikë, duke i marrë jetën furnizuesit të një marketi, Idajet Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës, ndodhur mes tyre.

Masa e sigurisë për të akzuuarin, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, u mor nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes ishte Bledar Bregu.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, ajo e “vrasjes” dhe “mbajtje e armëve të ftohta”.

I pandehuri në gjyq ka deklaruar se ndjehej fajtor dhe se ishte i penduar. Njëkohësisht i kërkonte falje familjes së viktimës.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Falje familjes që i vrau djalin, gjykata lë burg djalin e ish-drejtorit të burgut
