# Fara e Zezë Kundër Bronkitit Dhe Vlerat e Tjera Shëndetësore

> Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë. Përdorimi në masë i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/fara-e-zeze-kunder-bronkitit-dhe-vlerat-e-tjera-shendetesore/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë këtu bronkitin apo diarrenë.

Përdorimi në masë i tyre i atribuohet vlerave të mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org

**Antioksidantët**

Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë kundër shumë sëmundjeve siç janë kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha.

Fara e zezë janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vetëm vaji esencial i tyre shërben si antioksidant fuqiplotë.

**Kolesteroli**

Fara e zezë janë veçanërisht efikase kundër nivelit të lartë të kolesterolit të keq i cili është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

Vlerat kundër kolesterolit janë vërejtur në studime klinike të vajit esencial dhe pluhurit të farave të zeza.

**Infeksionet**

Bakteret janë përgjegjëse për një sërë infeksionesh përfshirë ato të veshit apo pneumoninë.

Studimet tregojnë se fara e zezë përmban substanca mirëbërëse kundër disa llojeve të baktereve, përfshirë këtu Stafilokoku, i cili ka rezistencë të lartë ndaj disa antibiotikëve.

**Inflamacioni**

Në shumicën e rasteve, inflamacioni është një reagim normal i imunitetit për tu mbrojtur ndaj një infeksioni apo lëndimi.

Në raste të tjera, inflamacioni bëhet kronik dhe kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve si kanceri, diabeti apo ato të zemrës.

Studimet thonë se fara e zezë kanë një ndikim të fuqishëm anti-inflamacion në organizmin e njeriut.

**Shëndeti i Mëlçisë**

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për pastrimin nga toksinat dhe metabolizimin e barnave.

Fara e zezë kanë potencial në mbrojtjen e mëlçisë dhe pastrimin e saj nga toksinat.

**Sheqeri Në Gjak**

Niveli i sheqerit në gjak duhet mbajtur nën kontroll për të parandaluar jo vetëm dëmtimet nervore por edhe progresin e shumë sëmundjeve të rënda.

Studimet tregojnë se farat e zeza në variantin e suplementëve, kanë potencial për të ulur nivelin e sheqerit në gjak dhe për të shmangur efektet anësore të tij.

Farat e zeza përdoren shumë jo vetëm në mjekësinë popullore por edhe në kuzhinë dhe konsiderohen një variant i shëndetshëm në rutinën tuaj ushqimore.**/AgroWeb.org**

 

---

**Categories:** Lifestyle
