# Ferdinant Xhaferaj apel PS: Nuk po rrespektohet siç duhet orari kufizues, qyetarët nga si sheh

> Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinant Xhaferaj , është shprehur me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook , se&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ferdinant-xhaferaj-apel-ps-nuk-po-rrespektohet-sic-duhet-orari-kufizues-qyetaret-nga-si-sheh/
**Published:** 2021-04-03
**Modified:** 2021-04-03

---

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinant Xhaferaj , është shprehur me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook , se ndonëse jemi në kohë pandemie  kufizimet për lëvizjen e qytetarëve vijojnë ende duke mos u ndalur pas orës 20:00

Kjo nuk vlen për socialistët e rilindjes. Në statusin e tij shoqëruar me një video Xhaferaj shprehet se janë pamje që vijnë nga shtabi i PS në Shkozet, ndërkoh që ora ka shënuar 21:00 e mbrëmjes së djeshme, pasi sipas tij ndalim qarkullimi nuk vlen për rilindjen që është në gamat e fundit të saj.

Postimi i plotë: Ora ka kaluar 21:00, por ndalim qarkullimi duket se nuk vlen per Rilindjen në grahmat e fundit të saj. Pandemia jo e jo, por as vendimet e marra nga “Komiteti Teknik” me urdhër të  kryeshakatorit të Shqipërisë, nuk e ndalojnë rilindjen të mbledhë në shtabet e saj zgjedhore elementë me precedentë të theksuar kriminale.  Këto pamje vijne nga shtabi i PS në Shkozet, ku personazhe të njohur nga durrsakët për bëmat e tyre janë mbledhur aty me qëllime të errëta.

Policia e Shtetit eshte njoftuar, presim reagimin e saj”!

---

**Categories:** Politike
**Tags:** apeli, gerdinand xhaferaj, paria socialiste
