# " Flamuri më i bukur në botë" këndohet bukur nga Bekim Ibrahimi

> Ai ka publikuar mjaft projekte muzikore gjatë tërë vitit, e natyrisht se nuk kishte si të mos sillte edhe një super këngë në festën e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/flamuri-me-i-bukur-ne-bote-kendohet-bukur-nga-bekim-ibrahimi/
**Published:** 2023-12-20
**Modified:** 2023-12-20

---

Ai ka publikuar mjaft projekte muzikore gjatë tërë vitit, e natyrisht se nuk kishte si të mos sillte edhe një super këngë në festën e madhe të shqiptarëve. Ky është artisti Bekim Ibrahimi i cili kishte menduar mirë që nga titulli ” Flamuri më i bukur në botë” e deri te interpretimi dhe klipi mjaft i përshtatur. Kënga është krijuar me tekst dhe muzikë nga vetë artisti, me orkestrim dhe masterizim nga Endrit Shani dhe video mjaft e bukur realizuar nga “Artfabe” Fazli Berisha. Në klip shihet edhe Ansambli “Haziz Ndreu” me koreografi nga Avni Ndreu, ndërsa është xhiruar te Shtatorja “Nënë Shqipëri” në Tiranë e sponsor nga Swissmusik. Këngën të cilën e gjeni në kanalin muzikor por pritet mjaft mirë duke marrë edhe komente pozitive dhe duke qenë Bekimi mjaft i kërkuar në mediat televizive.

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
