# Florian Binaj revoltohet me ndjekësit, poston foton e analizave për koronavirusin: Jetoni jetën tuaj dhe kërkojini llogari vetes!

> Aktori i humorit Florian Binaj duket se është revoltuar me ndjekësit në rrjetet sociale që e pyesin vazhdimisht për rezultatin e testit të koronavirusit, ndonëse&hellip;

**URL:** https://publialb.al/florian-binaj-revoltohet-me-ndjekesit-poston-foton-e-analizave-per-koronavirusin-jetoni-jeten-tuaj-dhe-kerkojini-llogari-vetes/
**Published:** 2020-07-06
**Modified:** 2020-07-06

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/8bd3357c887520712a4de63bc5d4a265_L-300x189.jpg)

Aktori i humorit Florian Binaj duket se është revoltuar me ndjekësit në rrjetet sociale që e pyesin vazhdimisht për rezultatin e testit të koronavirusit, ndonëse ai tha disa ditë më parë se ka rezultuar negativ. Binaj u infektua me Covid-19 në muajin qershor, por e kaloi sëmundjen pa simptoma dhe në karantinë në shtëpinë e tij. Në rrjetet sociale ai ka postuar sot edhe përgjigjen zyrtare të testit të dytë.

![fdgehe4jh.jpg](https://cms.newsbomb.al/media/images/2020/07/05/fdgehe4jh.jpg)

“Për të gjithë ata që nuk i dalin llogaritë e veta me jetën e të tjerëve. Tani kushdo që do më pyes sërish nëpër komente për të njëjtën temë, do i fshi komentin dhe ndoshta dhe block. Jetoni jetën tuaj dje kërkojini llogari vetes, jo të tjerëve!”, shkruan Binaj.

 

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Florian Binaj revoltohet me ndjekësit, poston foton e analizave për koronavirusin: Jetoni jetën tuaj dhe kërkojini llogari vetes!
