# FOTO/ Bes Kallaku humb njeriun e dashur, dedikimi prekës: Të pabesueshme janë ndarjet

> Aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndarjen e shpejtë nga jeta të mikut të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-bes-kallaku-humb-njeriun-e-dashur-dedikimi-prekes-te-pabesueshme-jane-ndarjet/
**Published:** 2020-08-07
**Modified:** 2020-08-07

---

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ndarjen e shpejtë nga jeta të mikut të tij të ngushtë.

Vetëm pak minuta më parë aktori i humorit i ka dhënë lamtumirën një njeriu mjaft të rëndësishëm në jetën e tij dhe këtë ai e tregoi me fjalët e ndjera që shkroi bashkëngjitur me foton.

“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.

Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!”-shkruan në postimin e tij në “Instagram” Besi.

![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/08/KL-412x400.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet, Showbizz
**Tags:** dedikimi prekës: Të pabesueshme janë ndarjet, FOTO/ Bes Kallaku humb njeriun e dashur
