# FOTO/ Gjithçka kuqezi! PS gati për festimin e fitores

> Kryeministri Rama njoftoi se pasditen e sotme, PS do të festojë në sheshin “Skënderbej” fitoren e madhe të 25 Prillit. Nëpërmjet një postimi në Facebook,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-gjithcka-kuqezi-ps-gati-per-festimin-e-fitores/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Kryeministri Rama njoftoi se pasditen e sotme, PS do të festojë në sheshin “Skënderbej” fitoren e madhe të 25 Prillit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri shkroi: “Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”.

Nga fotot duket qartë se gjithçka është gati për ditën më të rëndësishme të socialistëve. Ajo që vihet re është se karriget e vendosura janë kuqezi, si një mesazh për të treguar se fitorja është e gjithë shqiptarëve.

Deri më tani, PS ka siguruar 74 mandate, ndërsa janë numëruar 94% e kutive të votimit.

![FOTO/ Gjithçka kuqezi, PS bën gati sheshin për festimin e](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6088016eea602.jpg)

![FOTO/ Gjithçka kuqezi, PS bën gati sheshin për festimin e](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6088016ec1226.jpg)

![FOTO/ Gjithçka kuqezi, PS bën gati sheshin për festimin e](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6088016e99379.jpg)

---

**Categories:** Aktualitet
