# (FOTO) Koronavirusi nuk i ndalon të martohen! Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi

> Kufijtë e mbyllur mes shteteve si pasojë e COVID-19 nuk i ka penguar dhëndrin suedez dhe nusen norvegjeze që të martohen. Çifti e zhvilloi ceremoninë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-koronavirusi-nuk-i-ndalon-te-martohen-nusja-norvegjeze-dhe-dhendri-suedez-martohen-ne-kufi/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/113544102_9d99e58d-5a0c-4d87-b85e-80c00a611fbc-300x169.jpg)

Kufijtë e mbyllur mes shteteve si pasojë e COVID-19 nuk i ka penguar dhëndrin suedez dhe nusen norvegjeze që të martohen. Çifti e zhvilloi ceremoninë martesore në kufirin midis dy vendeve ndërkohë që të ftuarit qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me rregullat e koronavirusit. Çifti tha për BBC se nuk mund të prisnin deri sa të hiqeshin kufizimet dhe se nuk dëshironin ta ndryshon datën e tyre të martesës. “Nuk dëshironim të ndryshonim datën, gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, kanë thënë ata.

 

![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/07/113560215_bride3.jpg)

Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjarët iu përgjigjën pozitivisht. “Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mundi të gjitha”, tha Camilla. Dhëndri, Alexander Clern tha që ata nuk mendonin se miqtë e tyre e të afërmit do të vinin në dasmën e tyre pasi ishte një rrugë e gjatë me makinë në pyll, por ata erdhën dhe ai u shpeh se ishte mjaft i kënaqur me pjesëmarrjes e tyre.

![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/07/113544105_bb15adc3-9f10-4071-bde9-21a4c013492b.jpg)

Dhe gjithashtu kishte edhe dy të paftuar, oficerët e policisë që ishin atje për të siguruar që askush të mos e kalonte shiritin. “Policët na pyetën me edukatë nëse mund të futen brenda dhe të vëzhgonin ceremoninë. Ne, sigurisht, i thamë po”- tha çifti i porsamartuar.

---

**Categories:** Bota, Kuriozitete, Lajme
**Tags:** (FOTO) Koronavirusi nuk i ndalon të martohen! Nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi
