# FOTO/ Kushton 20 milionë euro, “i çmenduri” Ibra i bën vetes dhuratë jahtin… Rebeka

> Rebeka, ky është emri i jahtit të ri, me vlerë 20 milionë euro që Zlatan Ibrahimovic shkoi për të porositur në Livorno. Një ‘mbretëreshë e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-kushton-20-milione-euro-i-cmenduri-ibra-i-ben-vetes-dhurate-jahtin-rebeka/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

# **Rebeka, ky është emri i jahtit të ri, me vlerë 20 milionë euro që Zlatan Ibrahimovic shkoi për të porositur në Livorno.**

Një ‘mbretëreshë e detit’ 40 metra, e lartë 3 kate dhe e pajisur me të gjitha komoditetet e mundshme duke filluar me një pishinë me pamje nga deti, një palestër dhe një zonë “barbecue”, me xhakuzi dhe pesë kabina gjumi.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/jaht6.jpg)

Marrja me qira e tij kushton jo më pak se 200 mijë euro në javë, por bomber suedez i Milanit duket i gatshëm ta blejë dhe ta ketë përgjithmonë. Ishte pikërisht ky jaht ku Ibra qëndroi gjatë prezencës së tij në Sanremo.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/Jaht-Ibra.jpg)

**PANORAMASPORT.AL**

 

 

---

**Categories:** Sport
