# FOTO/ Lajmërimi i ‘cmendur’ nëpër qytet që po frikëson njerëzit, për mbajtjen e maskës

> Një njoftim i shpërndarë në qytetin e Prishtinës, i cili apelon për mbajtjen e maskës, po terrorizon qytetarët. Sipas mediave vendase, ‘njoftimi’ që në thelb&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-lajmerimi-i-cmendur-neper-qytet-qe-po-frikeson-njerezit-per-mbajtjen-e-maskes/
**Published:** 2020-07-15
**Modified:** 2020-07-15

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/108195955_10157105618811816_903291715336451493_n-1-300x225.jpg)

Një njoftim i shpërndarë në qytetin e Prishtinës, i cili apelon për mbajtjen e maskës, po terrorizon qytetarët. Sipas mediave vendase, ‘njoftimi’ që në thelb ka për qëllim vetëdijësimin e qytetarëve për vendosjen e maskës mbrojtëse, është pritur keq nga qytetarët. “Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët”, shkruan në mbishkrimin e këtij njoftimi. Nuk dihet se kush fshihet prapa vendosjes së këtyre njoftimeve, përmbajtja e të cilëve po kritikohet në masë të madhe nga qytetarët nëpër rrjetet sociale.

 

Madje shumë nga qytetarët kanë ftuar autoritet ta hetojnë këtë rast./Gazeta Express

---

**Categories:** Lajme, Sociale
**Tags:** FOTO/ Lajmërimi i ‘cmendur’ nëpër qytet që po frikëson njerëzit, për mbajtjen e maskës
