# (FOTO) Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, mjeshtri i familjes, krenaria jonë

> Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda, feston 70-vjetorin e tij të lindjes. I biri, Juliani, nuk ka harruar ta urojë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/foto-zef-deda-feston-sot-70-vjetorin-juli-gezuar-ditelindjen-bab-mjeshtri-i-familjes-krenaria-jone/
**Published:** 2020-07-27
**Modified:** 2020-07-27

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/116330792_10217949490551782_8573022595297776152_n-300x237.jpg)

Ditën e sotme, aktori i njohur i humorit shqiptar, Zef Deda, feston 70-vjetorin e tij të lindjes.

I biri, Juliani, nuk ka harruar ta urojë të atin me një super dedikim, ku i shpreh vlerësimet e mëdha që ka për të, duke treguar publikisht mjeshtërinë e aktorit jo vetëm në skenë, por edhe në jetë.

Julika publikuar një foto familjare të shoqëruar me disa fjalë të ndjera.

“Gëzuar 70-vjetorin Bab. Mjeshtri i familjes, krenaria jonë, shembulli për t’u ndjekur në çdo aspekt, artisti 100% natyral dhe pa hile, energjia pozitive dhe dashamirësia për njerezit, janë elementet që të rrinë përshtat. Kështu qofsh gjithmonë.

![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/07/116273695_10217949490191773_2270421086435396627_n.jpg)

U bëfsh 100 vjeç. Gëzofsh shëndet të plotë bashkë me ne, familjen tënde, të cilën ti e ke të shenjtë. Të du fort babush..!”- shkruan Jul Deda në urimin e tij për t atin.

---

**Categories:** Kulture, Lajme
**Tags:** (FOTO) Zef Deda feston sot 70-vjetorin, Juli: Gëzuar ditëlindjen bab, krenaria jonë, mjeshtri i familjes
