# FRANCË – Karantinë 10-ditore për udhëtarët nga 5 vende

>  Të gjithë pasagjerët nga Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore kur të mbërrijnë në Francë, pavarësisht  rezultatit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/france-karantine-10-ditore-per-udhetaret-nga-5-vende/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

######  Të gjithë pasagjerët nga Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina do t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore kur të mbërrijnë në Francë, pavarësisht  rezultatit të testit COVID-19, njoftoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

###### “Dekreti i karantinës do të zbatohet në vend të angazhimit për të respektuar një izolim 7-ditor që duhet të merret nga udhëtarët që mbërrijnë në Francë”, tha ministri në një konferencë shtypi.

###### “Këta të fundit do të duhet ta justifikojnë ardhjen e tyre me një testi PCR negativ jo më të vjetërs se 36 orë  dhe do të testohen sistematikisht  me një test antigjeni”, shto ai.

###### Sipas rregullores së re, për të ardhur në Francë nga këto vende, vetëm shtetasit francezë dhe europianët që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Francë do të mund të hyjnë në territorin kombëtar.

###### Para se të hipin në avion, pasagjerët duhet të deklarojnë në linjën ajrore vendin e tyre të karantinës në Francë dhe të sigurojnë prova të ekzistencës së këtij vendi (dëshmi e adresës, rezervim hoteli).

###### Nëse këto dokumente mbështetëse nuk janë bindëse, linja ajrore mund të refuzojë hipjen e udhëtarit në avion.

###### Një kontroll i ri i këtyre dokumenteve mbështetëse do të bëhet gjatë mbërritjes. / /ervo/

---

**Categories:** Bota
