# Frika për shlyerjen e kredive gjatë pandemisë, bankat ashpërsojnë kushtet

> Bankat e nivelit të dytë kanë ashpërsuar kushtet për dhënien e kredive gjatë pandemisë. Shkak është bërë pasiguria dhe frika për shlyerjen e kredive. TIRANË&hellip;

**URL:** https://publialb.al/frika-per-shlyerjen-e-kredive-gjate-pandemise-bankat-ashpersojne-kushtet/
**Published:** 2020-07-22
**Modified:** 2020-07-22

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/bsh-scaled-1-300x150.jpg)

Bankat e nivelit të dytë kanë ashpërsuar kushtet për dhënien e kredive gjatë pandemisë. Shkak është bërë pasiguria dhe frika për shlyerjen e kredive.

TIRANË -Situata e shkaktuar nga koronavirusi, ka detyruar bankat e nivelit të dytë që të forcojnë kriteret për dhënien e kredive. Për shkak të pasigurisë ekonomike, bankat kanë aplikuar standarte më të shtrënguara për dhënien e kredive përfshi dhe ato për blerje banese.

Ashpërsimi i kritereve u ndikua nga perceptimi i bankave për rrezikun e shtuar dhe perspektiva për shlyerjen e kredive. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, edhe kërkesa për marrje kredish nga qytetarët apo bizneset ka pësuar rënie.

Po ashtu kërkesë e ulët u vu re edhe në kreditë për qëllim financim investimedh dhe mbulim nevojash për likuiditet. Ndërkohë kushtet për dhënien e kredisë, pritet që të ashpërsohen në tremujorin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet që në tremujorin e ardhshëm, kërkesat për kredi të jenë për likuiditet dhe për pagesa të ndryshme. Kreditë për investime ndërkohë pritet sërish të kenë rënie.

---

**Categories:** Ekonomi, Lajme
**Tags:** bankat ashpërsojnë kushtet, Frika për shlyerjen e kredive gjatë pandemisë
