# Futi sasi të konsiderueshme droge në Itali nëpërmjet Otrantos, pranga 28-vjeçarit shqiptar, ja sa vite burg duhet të kryej

> Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të dënuar për trafik droge. Gjykata e Salentos kishte dhënë për të dënimin prej 2 vite e 6&hellip;

**URL:** https://publialb.al/futi-sasi-te-konsiderueshme-droge-ne-itali-nepermjet-otrantos-pranga-28-vjecarit-shqiptar-ja-sa-vite-burg-duhet-te-kryej/
**Published:** 2020-08-08
**Modified:** 2020-08-08

---

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, të dënuar për trafik droge. Gjykata e Salentos kishte dhënë për të dënimin prej 2 vite e 6 muajsh burg.

**ITALI**-Karabinierët në Poggibonsi kanë arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar për drogë. Gjykata e Salentos, me kërkesë të Prokurorisë së Lecces, e kishte dënuar shqiptarin me dy vite e 6 muaj burg.

Ai akuzohet për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria drej Italisë. Sipas hetimeve shqiptari e ka kryer aktivitetin gjatë muajit dhjetor 2017. Nëpërmjet kanalit të Otrantos, ai e sillte drogën nga Shqipëria drejt Lecces.

Pas përgjimeve në banesë, shqiptarit iu vunë prangat dhe u transferuar në burgun Santo Spirito, ku duhet të vuaj edhe dënimin. I riu nuk ishte një emër i panjohur për policinë, pasi ishte përfshirë edhe herë të tjera, në veprimtari të paligjshme.

Marrë dhe përshtatur nga [Centritalianews](https://www.centritalianews.it/poggibonsi-arrestato-dai-carabinieri-un-28enne-albanese-che-deve-scontare-due-anni-sei-mesi-e-12-giorni-di-reclusione-stabiliti-dalla-magistratura-salentina-per-il-reato-di-traffico-di-ingenti/)

---

**Categories:** Aktualitet, Itali
**Tags:** Futi sasi të konsiderueshme droge në Itali nëpërmjet Otrantos, ja sa vite burg duhet të kryej, pranga 28-vjeçarit shqiptar
