# Gazetarja Ilda Bejleri pas largimit nga ekrani shprehet se: Së shpejti me një emision timin, që mban autorsinë time

> Moderatorja Ilda Bejleri, në muajt e parë të vitit të kaluar, u shkëput nga televizioni. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/gazetarja-ilda-bejleri-pas-largimit-nga-ekrani-shprehet-se-se-shpejti-me-nje-emision-timin-qe-mban-autorsine-time/
**Published:** 2021-04-15
**Modified:** 2021-04-15

---

**Moderatorja Ilda Bejleri, në muajt e parë të vitit të kaluar, u shkëput nga televizioni. *“Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë!”*, tha ajo e pyetur për arsyen e largimit të papritur.**

Përmes një bisede në “Instastory” me ndjekësit,  Ilda ka zbuluar se do të rikthehet në ekran më një program të sajin.

*Do rikthehem si autore/ moderatore me një program timin!”,* ka shkruar Ilda, pa zbuluar më shumë detaje. Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/ilda-bejleri6.jpg)

Ajo po përgatitet për rikthimin ashtu siç e kishte ëndërruar: një studio të gjithën për vete dhe një program që mban autorësinë e saj.

Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua tregoi ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruante:* “Shihemi së shpejti!”.*

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/ilda-bejleri.jpg)

---

**Categories:** Showbizz
