# Gënjeshtra e 1 Prillit e cila përfundoi në përleshje me policinë (Video)

> Policët në Belgjikë u përleshën me mijëra qytetarë që ishte mbledhur për një festë në park, e cila ishte organizuar me shaka për 1 Prill.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/genjeshtra-e-1-prillit-e-cila-perfundoi-ne-perleshje-me-policine-video/
**Published:** 2021-04-02
**Modified:** 2021-04-02

---

Policët në Belgjikë u përleshën me mijëra qytetarë që ishte mbledhur për një festë në park, e cila ishte organizuar me shaka për 1 Prill.

Kur policia shkoi për të shpërndarë turmën në një park të Brukselit, nisën përplasjet që shkaktuan 8 persona të plagosur. Pamjet tregojnë një grua që bie pa ndjenja në tokë kur një polic e vërsulet dhe e përplas me kalë.

5000 persona ishin grumbulluar në parkun Bois de la Cambre për atë që u quajt “La Boum”, një festë që u lajmërua në Facebook si shaka.

Pavarësisht se rregullat kundër koronavirusit në Belgjikë nuk lejojnë grumbullimin e më shumë se 4 njerëzve, në Facebook thuhej se në këtë festë të madhe në park do të kishte një trajtim njësoj sikur të mos ekzistonte pandemia.

Por, në vend të kësaj, personat që i besuan njoftimit u përballën me përgjigjen e ashpër policore.

![Gënjeshtra e 1 Prillit që përfundoi në përleshje me](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-6066d5cea87ea.jpg)

---

**Categories:** Bota
**Tags:** genjeshtra, perleshja, personat, policia
