# Getoari feston ditëlindjen, Marina i bën dhuratën e veçantë në mesnatë

> Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të estradës shqiptare. Dy vite më parë, Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/getoari-feston-ditelindjen-marina-i-ben-dhuraten-e-vecante-ne-mesnate/
**Published:** 2020-07-03
**Modified:** 2020-07-03

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/c05c6d0accd1a73285d74506dafeba0d_L-300x225.jpg)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të dashur të estradës shqiptare. Dy vite më parë, Marina dhe Geti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here publikojnë foto të ndryshme. Dita e sotme është e veçantë për çiftin pasi Getoari feston ditëlindjen. Urimet kanë qenë të shumta. Por në këtë ditë të veçantë nuk kishte se si të mungonte edhe dhurata e Marinës për personin e zemrës. Moderatorja ka suprizuar Getorin me një tortë të veçantë në mesnatë, ku ishte vendosur një shampanje një pamje gati e njëjtë me atë që shfaqet në klipin e ri të këngëtarit në bashkëpunim me Majkun. Në tortë shkruhet titulli i këngës “Je t’aime” dhe urimi i ëmbël “edhe 100 dashuri”! Ndërsa këngëtari ka postuar tortën dhe krahas saj ka shkruar, “Faleminderit për këtë tortë të mrekullueshme dashuria ime”.

 

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Getoari feston ditëlindjen, Marina i bën dhuratën e veçantë në mesnatë
