# Gjashtë ditë protesta për vdekjen e afrikano-amerikanit, kaos në shumë qytete të SHBA-së

> Vdekja e një afrikano-amerikan, ndërsa ishte ndaluar nga policia , ka shkaktuar reagime me protesta që prej një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/gjashte-dite-protesta-per-vdekjen-e-afrikano-amerikanit-protestat-krijojne-kaos-ne-shume-qytete-te-shba-se/
**Published:** 2020-06-01
**Modified:** 2020-06-01

---

Vdekja e një afrikano-amerikan, ndërsa ishte ndaluar nga policia , ka shkaktuar reagime me protesta që prej një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato nisën fillimishtë si paqësore, por më pas degjeneruan në, zjarrvënie dhe forma të tjera. Ndalim-qarkullimi hyri në fuqi me qëllimin per te ndalur protestat në gati 40 qytete, por njerëzit kryesisht i kanë injoruar ato, duke krijuar situata tensioni.Policia speciale u përplas me protestuesit në New York, Chicago, Philadelphia dhe Los Angeles, duke përdorur gaz lotsjellës dhe  plumba piper për të shpërndarë turmat.Protestuesit u vunë zjarrin automjeteve të policisë, ndërsa u raportuan grabitje të dyqaneve në disa qytete. Garda Kombëtare – forca ushtarake rezervë e SHBA për emergjencat e brendshme – tha të dielën se 5,000 prej personelit të saj ishin aktivizuar në 15 shtete dhe Uashington, DC, ku turmat u mblodhën përsëri pranë Shtëpisë së Bardhë, këtë herë duke ndezur zjarre dhe duke hedhur gurë ndaj policisë.Kishte raste të shumta që automjetet e policisë u vandalizuan dhe u dogjën të dielën. Oficerët për menaxhimin e trazirave vazhduan të përgjigjen me gaz lotsjellës dhe granata.

* *

---

**Categories:** Bota
**Tags:** Gjashtë ditë protesta për vdekjen e afrikano-amerikanit, kaos në shumë qytete të SHBA-së
