# Gjejnë çantën me euro por fusin të telash pronarët. Ngjarja në Llogara.

> Mund të tallesh sa të duash, por ka ndodhur në Shqipëri.  Një familje turistësh shqiptarë në Llogara kanë gjetur një çantë me 115 mijë Eurosh&hellip;

**URL:** https://publialb.al/gjejne-canten-me-euro-por-fusin-te-telash-pronaret-ngjarja-ne-llogara/
**Published:** 2017-09-27
**Modified:** 2017-09-27

---

Mund të tallesh sa të duash, por ka ndodhur në Shqipëri.  Një familje turistësh shqiptarë në Llogara kanë gjetur një çantë me 115 mijë Eurosh dhe i kanë dorëzuar në Polici.

*“Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore”.*

Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas ukrainas.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, kanë nisur proçedimin penal për shtetasit S.M 62 vjeçe dhe P.K 57 vjeç, banues në Ukrainë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** llogara, Para, turist
