# Gjithmonë shpërthyese dhe e paharrueshme. Me çfarë na befason këtë herë Aurela Gaçe?

> Ka shumë vite në skenën e muzikës dhe çdo vit ka ditur si të lërë gjurmë. Ka stilin e saj në skenë, një stil që&hellip;

**URL:** https://publialb.al/gjithmone-shperthyese-dhe-e-paharrueshme-me-cfare-na-befason-kete-here-aurela-gace/
**Published:** 2020-08-07
**Modified:** 2020-08-07

---

Ka shumë vite në skenën e muzikës dhe çdo vit ka ditur si të lërë gjurmë. Ka stilin e saj në skenë, një stil që ka lënë gjurmë në zemrat e fansave që tashmë si ndahen prej vitesh. Më zërin e veçantë, stilin që e karakterizon dhe me pozitivitet që përçon, Aurela Gaçe ka vendosur që të lërë gjumë edhe këtë verë.

Ka qënë Aurela që ka njoftuar fansat për krijim e saj të ri.

“Lento Lento, sot, e enjte, ora 18.00. Ky projekt gjithë ngjyra ,vjen enkas i tillë, në një kohë kur dëshira për të buzëqeshur është më e fortë se gjendja që po përjetojmë! “Lento Lento” është një nga këngët e albumit të ri që po punoj prej muajsh ta sjell për ju.” , – thotë këngëtarja. Dy lajme të mira në një ditë nga Aurela, një këngë e re, por dhe në një album i ri në horizont.

---

**Categories:** Showbizz
**Tags:** AuRELA GACE sjell klipin
