# Gjykata lë në burg opozitarin Navalny, arrestime masive të mbështetësve

> Policia arrestoi dhjetëra njerëz jashtë gjykatës ku një gjykatës vendosi të dërgojë Alexei Navalny në burg në Moskë, të martën, 2 shkurt. Sekretari i Shtetit&hellip;

**URL:** https://publialb.al/gjykata-le-ne-burg-opozitarin-navalny-arrestime-masive-te-mbeshtetesve/
**Published:** 2021-02-03
**Modified:** 2021-02-03

---

Policia arrestoi dhjetëra njerëz jashtë gjykatës ku një gjykatës vendosi të dërgojë Alexei Navalny në burg në Moskë, të martën, 2 shkurt. Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken ka thënë se administrata e Biden po shqyrton veprimin e mundshëm kundër Rusisë, një ditë pasi policia përdori dhunë kundër protestuesve që kërkojnë lirimin e politikanit të burgosur të opozitës Alexey Navalny. Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

---

**Categories:** Bota
