# Godet me sende të forta një person, por nuk i kursen as nënën, përfundon në pranga

> Policia e Maliqit, tha se ka arrestuar një 34 vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/godet-me-sende-te-forta-nje-person-por-nuk-i-kursen-as-nenen-perfundon-ne-pranga/
**Published:** 2020-06-10
**Modified:** 2020-06-10

---

**Policia e Maliqit, tha se ka arrestuar një 34 vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 31 vjeçar dhe nënën e tij 73 vjeçe, të cilët i ka lënë të plagosur. I dyshuari i ngjarjes u arrestua nga policia, ndërsa personat e plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën**

** **

**Njoftimi i policisë:**

Maliq

Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

- , 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Godet me sende të forta një person, përfundon në pranga, por nuk i kursen as nënën
