# Goditja e paligjshmërisë, dy në pranga

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka ndaluar dy shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njoftimi I policisë: Durrës Vijon&hellip;

**URL:** https://publialb.al/goditja-e-paligjshmerise-dy-ne-pranga/
**Published:** 2021-01-22
**Modified:** 2021-01-22

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka ndaluar dy shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi I policisë:

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur disa shishe me pije alkoolike në ambientet e një supermarketi.

—

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Kronikë
