# Grabiti çantën me florinj në argjendarinë në Vlorë, arrestohet 18-vjeçari

> Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë pranë shkollës &#8220;Ismali Qemali&#8221;. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ku dy persona&hellip;

**URL:** https://publialb.al/grabiti-canten-me-florinj-ne-argjendarine-ne-vlore-arrestohet-18-vjecari/
**Published:** 2021-04-29
**Modified:** 2021-04-29

---

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një argjendari në Vlorë pranë shkollës “Ismali Qemali”. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ku dy persona u hoqën si blerës dhe nën kërcënimin e armës që kishin me vete arritën të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H. kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K. 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

---

**Categories:** Aktualitet
