# Heroi 22-vjeçari që shpëtoi qytetarët në sheshin “Skënderbej”, Rama publikon foton me heroin e kësaj dite të shënuar për shqipërinë

> Kryeministri  Rama ka publikuar një foto me atë që sot njihet si heroi i ditës, Klodiani. 22-vjeçari neutralizoi shoferin e dehur që terrorizoi sot qytetarët&hellip;

**URL:** https://publialb.al/heroi-22-vjecari-qe-shpetoi-qytetaret-ne-sheshin-skenderbej-rama-publikon-foton-me-heroin-e-kesaj-dite-te-shenuar-per-shqiperine/
**Published:** 2021-04-25
**Modified:** 2021-04-25

---

Kryeministri  Rama ka publikuar një foto me atë që sot njihet si heroi i ditës, Klodiani. 22-vjeçari neutralizoi shoferin e dehur që terrorizoi sot qytetarët në mes të sheshit “Skënderbej”.

Ai iu afrua automjetit të agresorit dhe e goditi atë, ndërsa tha për mediat se e bëri këtë veprim pasi mendoi se bëhej fjalë për një akt terrorist.

Më pas ndërhynë edhe qytetarë të tjerë të cilët e mbajtën të bllokuar 32-vjeçarin deri në mbërritjen e policisë.

Sipas Policisë rezulton se agresori, Arben Mema ishte në gjendje shumë të dehur dhe i droguar, pasi në automjet janë gjetur edhe disa doza lënde narkotike, ndërsa para se të futej në shesh, ai ka përplasur edhe disa automjete të tjera.

![Rama nxjerr foton me heroin e ditës, 22-vjeçarin që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-608550831acbe.png)

![Rama nxjerr foton me heroin e ditës, 22-vjeçarin që](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-60855082dad42.png)

### Grupi privat në Facebook

---

**Categories:** Aktualitet
