Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Biden nënshkroi disa veprime dhe urdhra ekzekutivë – disa prej të cilave ndryshojnë vendimet e marra nga paraardhësi i tij, ish Presidenti Trump – për çështje përfshirë mjedisin, imigracionin, regjistrimin e SHBA dhe ndryshimet rregullatore. Presidenti Biden nënshkroi urdhëra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Joe Biden dhe Kamala Harris janë zyrtarisht presidenti dhe zv.presidenti i SHBA-ve.