2022, vit me fat në dashuri/ Cilat janë shenjat që do të kurorëzojnë dashurinë në martesë?

Yjet do të rreshtohen në mënyrë perfekte në vitin 2022 për disa nga shenjat që kanë gjetur ose do të gjejnë të dashurinë e tyre. Mos vononi më shumë dhe nisni që tani nga përgatitjet e dasmës. Sipas yjeve preferohet që ngjarja e rëndësishme të planifikohet në qershor, gusht ose tetor. Shmangni shkurtin, marsin dhe dhjetorin.

DEMI

Të lindurit në shenjën e Demit do të kenë sukses të madh në të gjitha përpjekjet e tyre në vitin 2022. Ata do të jenë më të lumtur dhe të bekuar në 2022.

Ata që nuk e kanë gjetur ende shpirtin e tyre binjak kanë mundësinë ta gjejnë, duke filluar nga muaji prill. Sipas yjeve ju mund të martoheni gjatë vjeshtës së 2022.

BINJAKËT

Yjet flasin për një vit pasionant, plot takime të favorshme. Ekziston mundësia që ju të zgjeroni familjen tuaj ose ta zyrtarizoni marrëdhënien tuaj.

Ju dhe partneri juaj kuptoheni duke e parë njëri-tjetrin në sy dhe vlerat e familjes tradicionale do të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në jetën tuaj.

AKREPI

Akrepat që kanë gjetur shpirtin e tyre binjak, por ende nuk janë martuar, kanë një shans të mirë për ta hedhur këtë hap të rëndësishëm në qershor, qoftë në muajt e vjeshtës.

Ata do të organizojnë me nxitim dasmën e tyre, me shumë detaje. Të gjitha dëshirat e tyre do të realizohen.

Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme që ata të mbajnë nën kontroll krenarinë e tyre dhe të jenë të vetëdijshëm për shpenzimet e dasmës.

Akrepat që e nisin vitin si beqarë nuk do të qëndrojnë kështu për shumë kohë. Planetët kanë përgatitur një surprizë të madhe për ta dhe do t’i ndihmojnë ata të takojnë shpirtin binjak pikërisht atëherë kur nuk e presin, shkruan CNA.al

PESHQIT

Peshqit në një marrëdhënie të qëndrueshme do të arrijnë të mbajnë një atmosferë të këndshme në marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2022, e karakterizuar nga një sjellje e butë dhe me surpriza të vogla e të këndshme që keni për njëri-tjetrin.

Për të pamartuarit, një lidhje më e vjetër mund të përfundojë me një martesë para fundit të vitit të ardhshëm.

Author: admin