Nga e qetë në frustruese – dashuria ka dy ekstreme! Ndërsa ka shumë faktorë që vendosin se cilin nga do të përjetoni në jetën tuaj të dashurisë, astrologjia konsiderohet gjithmonë një element kryesor për të kontrolluar përputhshmërinë e lidhjes suaj. Nëse jeni vetë një Luan ose e pëlqeni një Luan, atëherë do dëshironi të dini se çfarë gabimesh mund t’i japin fund lidhjes tuaj të dashurisë.
Ja një vështrim në 3 gabimet që bën Luani në marrëdhënie.
1. Dëshironi që jeta e dashurisë të duket tamam si një film
Për shkak se Luanët kanë të bëjnë me romancën, kënaqësinë dhe dashurinë e pasionuar, ata e krahasojnë jetën e tyre të dashurisë me aferat magjike të filmit, të cilat i fryjnë më tej pritshmëritë e tyre në dashuri. Kush nuk e shijon fazën fillestare të muajit të mjaltit të një marrëdhënieje ku gjithçka duket magjike? Por Luanët bëhen pak të bezdisshëm kur përfundon kjo fazë e hershme e një marrëdhënieje.
2. Të dashuruar me vëmendjen
Shumica e Luanëve kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme nga partneri i tyre edhe në situata të gabuara gjë që ui jep pamjen e papjekurisë. Luanët i duan gjërat e tyre për vete dhe sapo partneri fillon të ndajë diçka, ata bëhen pak të padurueshëm dhe shpesh të pasjellshëm.
3. Të qenit posesivë ose xheloz
Për shkak të frikës së tyre të pafund për t’u mashtruar, Luanët mbeten të pasigurt emocionalisht në marrëdhëniet e tyre dhe për shkak të kësaj, ata bëhen posesivë dhe xhelozë. Nëse jeni në lidhje me një Luan, jepini kohë dhe përpiquni të përfshiheni në zgjidhjen e problemeve të tyre për t’i mbajtur ata të lumtur dhe të kënaqur emocionalisht.
Tiranapost.al