Fakti që dikush është lindur në një ditë teke, muaj tek dhe vit tek, ka qëllimin e vet, ndërsa numerologjia ju ndihmon që ta njihni më mirë veten, por edhe të tjerët.
Mblidheni numrin e ditës, muajit dhe vitit tuaj të lindjes në numra njëshifrorë dhe përgjigjen kërkojeni në kombinimet si në vijim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për shembull: nëse jeni lindur më 14/11/1977 atëherë:
1. Dita = 14 = 1 + 4 = 5
2. Muaji = 11 = 1+1 = 2
3. Viti = 1 + 9 + 7 + 7 = 24 = 2 + 4 = 6
Sipas kësaj, kombinimi juaj 5-2-6 është tek, çift, çift.
1. Kombinimi tek-tek-tek
Personave që kanë këtë kombinim të pastër astrologjik-numerologjik, ju parashikohet që tendencat e tyre t’i kenë të drejtuara drejt të gjitha gjërave që janë të “ndritshme”. Duhet të kenë prirje për art, ndërsa shumë të afërta mund t’i kenë edhe mësimet sekrete të mistershme. Mendohet se janë persona të ndjeshëm, spiritualë dhe fisnikë. Shpesh në jetë dalin të jenë ëndërrues të mëdhenj dhe ndërtues
kullash mes reve. E kanë vështirë që të merren me punë praktike. Kjo nuk do të thotë se nuk posedojnë energji jashtëzakonisht kualitative dhe kreative. Të lindurit në tek të pastër janë persona që jetojnë për dashuri, por edhe persona, të cilët për shkak të dashurisë shpesh edhe vuajnë. Mendohet se në aspektin emocional më së vështiri e gjejnë ekuilibrin, përkatësisht se në të janë më të ndjeshmit. Për këtë arsye shumë njerëzve, me të drejtë, u duket se këta persona tronditen nga barra e vetë ndjenjave të tyre. Ata në shumë momente nuk e ndiejnë veten mirë në lëkurë të tyre dhe nuk dinë çfarë të bëjnë me veten. Në momente të tilla u duket se çdo gjë është e pakuptimtë dhe absolutisht pa kurrfarë qëllimi, kështu që mund të bien edhe në depresion. Megjithatë, kjo nuk zgjat shumë dhe janë në gjendje që nga errësira e plotë të shndërrohen shpejt në persona me plot kthjelltësi dhe optimizëm, që me besim personal dhe energji kreative jetësore të nisen që ta ndryshojnë botën.
2. Kombinimi tek – tek – çift
Të gjithëve që në ditë dhe muaj janë tek, e në vit çift, u parashikohet që të jenë shumë të ndjeshëm. Por atë ndjeshmëri ata e fshehin mirë, saqë në momente të caktuara edhe vetë besojnë se nuk kanë fare ndjenja. Pasi që të tjerët nuk e njohin natyrën e vërtetë të këtyre personave, mbesin shumë të mistershëm për rrethinën. Për sa kohë që këta persona të mos flasin për planet dhe qëllimet e tyre, madje as me më të afërmit e tyre, dhe për sa kohë që të jenë në tema të tjera, për ta nuk ka probleme. Në fakt, heshtja për ta është formula e duhur dhe sekreti i suksesit. Në rast se flasin, do të mbeten krejtësisht të pambrojtur dhe shumë njerëz pa arsye do t’i pengojnë ose do të provojnë që t’i rrezikojnë e poshtërojnë. Kjo është një dënimi, kështu që personat e këtij kombinimi astrologjik-numerologjik, duhet të llogarisin në një jetë të vazhdueshme nën maskë. Ata nuk duhet të përpiqeni që t’i kuptoni dhe zbuloni. Sa herë të mendoni se i keni zënë ngushtë, dhe se mund të hapen, ata në besimin më të madh dhe në betim në besueshmëri, fusin një skemë të re si të vërtetë absolute për veten. Për këtë arsye më së miri është që të mos i nxisni që të prezantohen me sinqeritet – kjo është e pamundur. Ata shpesh pa kurrfarë arsyeje dhe pa kurrfarë interesi gënjejnë në lidhje me gjëra shumë të imëta dhe kjo është e çuditshme. Në fakt, ata me siguri kanë pasur mundësinë që të thonë diçka me sinqeritet ose të shprehen sinqerisht, ndërsa nënvetëdija në atë ngatërrim i ka shtyrë që të gënjejnë. Për këtë arsye mendohet se ata i pëlqejnë gënjeshtrat, e nuk dihet që në ato raste nuk ka funksionuar vetëdija, por nënvetëdija. Nëse me të vërtetë dëshirojnë që të gënjejnë, atë askush kurrë nuk mund ta zbulojë dhe dëshmojë.
3. Kombinimi tek – çift – tek
Të gjithëve që lindja ua ka imponuar kombinimin e tretë astrologjik-numerologjik, në jetë do të dëshmohen si ndërtues dhe krijues të kulturës materiale dhe në përgjithësi do të kenë vlera të prekshme e reale. Nga ky kombinim janë rekrutuar arkitektët dhe shpikësit më të njohur botërorë, persona të cilët me sukses të madh mund të merren me punë, baza e të cilave është në dituritë natyrore. Vendimet për të realizuar karriera në ndonjë fushë tjetër janë shumë më të pakta. Është interesant fakti që këta persona mund të kenë martesa shumë të suksesshme me ndonjë person nga cilido kombinim çift-tek astrologjik-numerologjik. Baza për këtë paracaktim gjendet në faktin që këta persona janë në mesin e bartësve më të prezantuar të harmonisë dhe bashkimit. Tek ta mund të gjenden të gjitha gjërat e nevojshme të cilitdo kombinim tjetër, dhe për këtë arsye me sukses mund të përshtaten me persona nga cilido kombinim. Natyra e këtyre personave është mbështetësja më e mirë e suksesit të tyre në suaza normale. Atëherë zbulohet se janë nga natyra të hapur, gjë që u pëlqen shumë njerëzve, dhe me këtë janë të adhuruar. Pasi që kanë një dinamikë të madhe, me ta kurrë nuk do të kaloni kohë monotone. Duke pasur parasysh se janë sugjerues, ata janë në gjendje që për idetë dhe projektet e tyre t’i bindin edhe njerëzit më mosbesues.
4. Kombinimi çift – tek – tek
Edhe pse personat nga kombinimi i katërt astrologjik-numerologjik çift-tek veten e konsiderojnë si njerëz praktikë, racionalistë të aftë dhe njerëz të veprave, ata e kanë të parashikuar që të shkojnë në drejtim të mësimeve mistike. Megjithatë, kjo nuk u pengon aspak në zgjidhjen e problemeve të jetës. Kjo në fakt u jep përparësi në krahasim me njerëzit që kanë vendosur që të merren me botën materiale ose spirituale. Është me të vërtetë mirë, kur dikush ia del që ta gjejë ekuilibrin e duhur dhe të plotë me botës spirituale dhe asaj fizike. Karakteristike për këta persona është që mund të merren me të gjitha disiplinat sportive, mësimet dhe dituritë më të ndryshme, ndërsa nuk ka fushë në jetë e cila është e huaj për ta. Askush sikur ata nuk është në gjendje që të jenë si erëz në secilin ushqim që e jep shijen dhe aromën përfundimtare. Për ta nuk ka gjëra të rëndësishme e të parëndësishme, për ta çdo gjë është njëjtë e rëndësishme dhe e vlefshme. Ata askujt dhe asgjëje nuk u japin përparësi absolute. Kanë vëzhgime polivalente dhe sistematike dhe kurrë asgjë krejtësisht nuk mund t’i lidhë ose ndalë për një kohë më të gjatë. Supozohet se këta persona duhet të dëshmohen, si skulptorë, piktorë, ose ndërtues të suksesshëm. Aty janë në gjendje që ta shprehin natyrën e tyre në të gjitha format praktike dhe mistike.
5. Kombinimi tek – çift – çift
Prindërit me të vërtetë duhet të jenë të lumtur kur t’ju lind një fëmijë si ky! Në fakt, me të nuk do të keni telashe derisa e rrisni. Te ta dominon ekuilibri. Ju parashikohet një sukses i sigurt nëse ju rreken dijeve natyrale. Mund të thuhet se janë matematikanë të lindur, por edhe fizikanë subtilë, por me sukses mund të theksohen edhe si biologë, botanistë dhe ekologë. Gjithçka që ka lidhje me shkencat natyrore, për ta është si kënga që e mësojnë si të vegjël. Me sigurinë e tyre dinë të shkrijnë edhe pengesat më të mëdha që ju shfaqen në rrugën e tyre dhe gjithmonë arrijnë deri te caku që e kanë për qëllim. Vetes së tyre kurrë, për asnjë çmim, nuk ia lejojnë të reagojnë zhurmshëm, pa marrë parasysh se sa dalin gjërat nga binarët. Duken thuajse asgjë nuk i irriton. Kjo nuk është e saktë, por ata ia dalin që gjithçka të vendosin në vendin e vet dhe nuk dëshirojnë të krijojnë cirk të panevojshëm. Në rrethinë paraqiten si persona të lumtur, të cilët duan të jenë mirë. Janë të përcaktuar për të pasur jetë të qetë. Mund të përpijnë shumë gjëra, por edhe dinë t’i paguajnë llogaritë – madje me kamatë.
6. Kombinimi çift – tek – çift
Kur rrethina për dikë mendon se është tip i ftohtë, me siguri se bëhet fjalë për këtë person. Ajo ftohtësia nga jashtë, nga e cila shumë ikin, është vetëm si pasojë e ekuilibrit, që mundëson të reagojë me kokë të ftohtë dhe me kujdes. Një qëndrim i tillë ndaj botës së jashtme, këtyre personave u mundëson të jetë të relaksuar. Sidomos u shkojnë për dorë punët ku kërkohen organizime të spektrit të gjerë. Vetëm ata janë në gjendje ta dinë se ku dhe çfarë po ndodh, dhe për secilin problem të krijuar ata posedojnë nga një zgjidhje, për t’i larguar të gjitha pengesat që u dalin përpara. Me lehtësi dhe spontanitet dinë t’i shtyjnë të tjerët për t’i dashur. Ngjashëm e kanë edhe kur bëhet fjalë për një person, të cilin dëshirojnë ta bëjnë për vete, këtë e arrijnë me një shikim dhe disa fjalë. Kur është një pyetje ky kombinimi i gjashtë, atëherë lirisht mund të themi se janë pikërisht ata që nuk njohin krizat shpirtërore. Kjo u jep përparësi në krahasim me personat e kombinimeve të tjera, kështu që këta të tjerët i konsiderojnë si të ftohtë. Aftësia e tyre është se dinë të merren me problemet.
7. Kombinimi çift – çift – tek
Është fakt se në kombinimin e shtatë astro-numerologjik çift-tek, ekzistojnë dy çifte dhe një tek. Kjo tregon se te këta persona më e afërt dhe më e pranishme është bota fizike. Kjo vërehet te këta persona, sidomos nëse vendosin të bëjnë një karrierë si mjekë, kirurgë, psikologë apo psikiatër. Diagnostika e tyre është fantastike. Është e pabesueshme se me çfarë shpejtësie dhe saktësie ia dalin të diagnostikojnë diçka. Kjo vjen në shprehje qoftë kur është fjala për mjekësinë apo ekonominë. Gjithmonë janë të pranishëm me zgjedhjen e duhur. Për ta thuajse është e shkruar që t’u ndihmojnë të tjerëve dhe me këtë rast të mos i shikojnë fare interesat e tyre. Gjithmonë janë në gjendje për të shpëtuar dikë. Për ta është krejt njëlloj se kush është në telashe, ndaj të gjithëve kanë një tretman të barabartë. Nuk bëjnë lëshime, nëse për ta jeni mik i vjetër apo se nuk ju njohin fare. Ata janë shpëtimtarë universalë, ndërsa që ky kombinim atyre u dhuron edukim të lartë dhe dinë të merren mirë me gjërat, që u shfaqen. Mund të jenë shumë të shkëlqyeshëm në fushën e mistikës dhe kjo edhe është fusha që i tërheq më së shumti. Nuk duhet harruar, po ashtu, se janë lloj racional i njerëzve.
■ 8. Kombinimi çift – çift – çift
Te këta persona të lindur në astro-numerologjinë e plotë çift theksohet përqendrimi në gjërat që kanë të bëjnë me tokën. Një bazë si kjo, për asnjë rast nuk përjashton ndjeshmërinë e madhe te këta persona, që i dërgon në një jetë edhe më të thellë të brendshme, jo vetëm se të tjerët e vërejnë këtë, por për faktin se janë ata që e pranojnë këtë fakt. Ndoshta ilustrimi më i mirë për këtë pohim është se ata pëlqejnë artin. Këta persona janë të vetëdijshëm për potencialin e tyre të pamjaftueshëm që vetë të krijojnë vepra arti, kështu që kënaqen me përcjelljen dhe njohjen e artit në spektër të gjerë. Rrallëherë lëshohen në aventurën e krijimit të veprave, sepse janë në vetëdije se nuk mund ta arrijnë këtë. Nganjëherë mund të arrijnë suksese, duke bërë shaka, madje duke bërë krijime krejt origjinale.