Gjithmonë ka një shans që ju të keni një rival në punë ose të keni patur një mik që tani është armiku juaj më i keq. Sipas astrologjisë këto janë shenjat që kanë gjasa të jenë armiku juaj më i keq.
Gaforrja
Një shenjë që mban mëri si askush tjetër është një Gaforre. Nëse ata mendojnë se dikush i ka përdorur ose ka përfituar nga natyra e tyre e ndjeshme, atëherë as ferri nuk ka aq tërbim si një Gaforre që përbuzet.
Akrepi
I famshëm për pickimin e tij helmues, Akrepi është një shenjë që nuk dëshironi ta acaroni. Meqenëse janë të vështira për t’u lexuar, ju kurrë nuk e dini se çfarë skeme ata po komplotojnë për të sjellë rënien tuaj.
Binjakët
Kjo shenjë e zodiakut mund të duket e këndshme, por, ata nuk e harrojnë kurrë mënyrën se si i keni bërë keq. Pra, mund të përballeni me komente të tmerrshme dhe shikime urryese derisa të bëni diçka për të qetësuar Binjakët.