Saturni është në prapvijë që prej 11 korrikut dhe ka ndërmend të rrijë gjatë, të paktën deri më 29 shtator. Kur ky planet është në prapavijë, të gjithë shenjat mund të marrin gjithë kohën që duan për të reflektuar, për t’u rritur dhe për të strukturuar jetën para se një ndryshim i madh të ndodhë.
Saturni është planeti i përgjegjësive, i kohës, i masave dhe tranzicioni i tij ka tendencën të jetë paksa i rëndë. Kjo prapavijë do të vendosë barriera dhe do të na mësojë leksione shumë të rëndësishme për jetën. Gjatë kësaj periudhe të gjithë shenjat e zodiakut duhet të përgatiten për të rivlerësuar marrëdhëniet me figurat autoritare, për të parë limitet e tyre dhe mbi të gjitha për t’u përballur me përgjegjësitë.
Kush janë shenjat që do të preken më pak nga kjo prapavijë?
Demi
Kjo prapavijë do t’ju bëjë të keni më shumë besim në vete dhe ta shihni jetën me një tjetër perspektivë. Këtë periudhë shfrytëzojeni për të reflektuar rreth vetes. Do të jeni shumë shpirtërorë dhe do të zbuloni gjëra që do t’ju ndihmojnë të rriteni.
Luani
Këtë periudhë do ta shfrytëzonhi për të gjetur ekuilibër në jetën tuaj. Ju jeni gjithnjë të zënë dhe keni mësuar shumë gjëra kohët e fundit, por ka ardhur koha të menaxhoni më mirë rutinën ditore. Balanconi kohën që i dedikoni punës dhe raporteve të tjera. Saturni në prapavijë do t’ju ndihmojë t’i shpenzoni energjitë tek riorganizimi ndryshe i ditës suaj.
Akrepi
Kjo prapavijë do t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësitë e komunikimit, element shumë i rëndësishëm për rritjen dhe suksesin tuaj. Po mëson që disa fjalë duhet të thuhen kur është vërtet nevoja, jo pa një kauzë të caktuar. Kjo kohë do të të ndihmojë të flasësh vetëm të vërteta dhe të analizosh me kujdes çfarë thua. Do të shihni sesi ndërveprimet me njerëzit do të jenë shumë herë më frytdhënëse.
Burimi: Bustle