Lëvizjet e hënës dhe planeteve që prej ditës së djeshme kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm në jetën romantike të tre shenjave. Fatlumët e fillimit të dhjetorit janë:
Gaforrja
Preferoni qetësinë në shtëpi, por doni edhe festat e mëdha që celebrojnë dashurinë. Këto do të jenë ditët e duhura për ju.
Peshorja
Nëse jeni gati të martoheni, ka shumë mundësi që personi me të cilin jeni fejuar të dëshirojë të njëjtat gjëra si ju — kryesisht, një festë të vogël, mbase edhe vetëm me ju të dy. Mund të keni shumë mirë një plan për t’u arratisur. Vetëm ideja për t’u larguar pa shikimin, gjykimin apo kërkesën e askujt, ju bën të dy jashtëzakonisht të lumtur.
Shigjetari
Nuk e ke ndjekur kurrë normën, Shigjetar, dhe kur vjen puna për t’u martuar, gjëja e fundit në këtë tokë që dëshiron është një dasmë e madhe. Ndaj edhe nëse nuk hidhni një hap kaq të madh, marrëdhënia juaj gjatë këtyre ditëve do të lulëzojë.