1. Shenjat e zjarrit janë të guximshëm dhe janë ata që do të ftojnë për të dalë pa u menduar 2 herë!
Nuk ndodh shpesh të takoni një Dash apo Luan të turpshëm, prandaj përgatituni për një ftesë nëse bisedat me ju i shijojnë! Ata janë të drejtëpërdrejtë dhe të ndershëm, prandaj do ta kuptoni fare lehtë nëse një shenjë zjarri është i interesuar për ju ose jo.
2. Nuk mbajnë mëri gjatë
Kanë vetëm 5 minutat e tyre të arta! Konflikti në çift sigurisht që është i pashmangshëm, por shenja të tilla zgjedhin të mos mbajnë gjatë mëri.
3. Nëse ti nuk e di se çfarë do, ata do të të ndihmojnë ta zbulosh në mënyrën më të mirë të mundshme
Janë pasionantë dhe nuk shpenzojnë kohë për t’ju lënë në dyshime. Ata e dinë çfarë duan dhe do t’jua thonë hapur. Të njëjtën gjë do të bëjnë dhe me ju. Shigjetari, Dashi, Luani do t’ju mësojnë ç’do të thotë të jesh spontan dhe si t’i shprehësh dëshirat!
4. Nuk humbasin kohë në një marrëdhënie
Ndryshe nga shenjat e Tokës që kanë tendencën të ecin me hapa të ngadaltë në një lidhje, shenjat e Zjarrit janë komplet e kundërta. Duan të shijojnë çdo sekondë dhe nuk mendohen gjatë nëse ndjejnë që kanë rënë në dashuri me shikim të parë!
5. Dinë si të bëjnë biseda intime që forcojnë raportin
Ju mund t’i mendoni si impulsivë, të nxituar, etj, etj, por shenjat e Zjarrit dinë të bëjnë biseda shpirtërore më shumë se kushdo tjetër! Luanët udhëhiqen nga zemra dhe kur bien në dashuri nuk kursejnë t’i tregojnë partnerit dashuri, dhurata dhe gjithçka tjetër për ta bërë të ndihet mirë.
6. Të shtyjnë ta shohësh jetën me një tjetër këndvështrim
Ata gjithmonë gjejnë gjithçka për ta bërë lidhjen më interesante. Pasioni dhe emocioni që shfaqin rreth jetës do t’ju frymëzojë për të parë anën e gëzuar të gjërave.
7. Janë të pavarur
Nuk kanë nevojë që partneri t’i shfaqë fjalë apo vepra për t’i bërë të ndihen të sigurt në vete. Janë gjithmonë në kërkim të realizimit të objektivave që kanë vendosur.
8. Janë empatikë
Ata e dinë si ndihesh ti dhe kjo, ju bën t’i dashuroni më shumë!
9. Janë të vërtet dhe drejtëpërdrejtë
S’ke pse të mendohesh çfarë ai po mendon, apo si mendohet. Një Dash, Shigjetar apo Luan do ta shfaqë gjithmonë çfarë ndjen. Ata do të hiqnin dorë menjëherë nga një lidhje nëse e shihnin që s’funksionon.
Burimi: Bustle