Histori: Çfarë ka ndodhur më 15 gusht?

Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë këtyre viteve, përcjellë arbresh.info

 

Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori:

 

1118 – Vdiq Aleks I Komneni, perandor i Bizantit; kishte ardhur në fron më 1081, zmbrapsi normanë e osmanë; themeloi dinastinë Komnenian, por nuk arriti t’i rikthejë perandorisë lavdinë e dikurshme. Aleksi mbrojti kishën e krishtere ortodokse lindore, por nuk hezitoi të konfiskojë pasuritë e saj kur kishte nevojë financiare. Ishte thirrja i tij për mbështetjen perëndimore në vitin 1095 që u bë faktor që Papa Urban II të ndërmerrte Kryqëzatën e Parë. Marrëdhëniet e Aleksit me kryqtarët ishin të vështira, dhe nga viti 1097 e deri sa vdiq, ata u bënë problemi kryesor i politikës së tij të jashtme.

 

1461 – Perandoria e Trebizondit iu dorëzua forcave të Sulltan Mehmetit II. Kjo është konsideruar nga disa historianë si fundi i vërtetë i Perandorisë Bizantine. Perandori David mërgoi dhe më pas u gjet i vrarë.

 

1769 – Lindi në ishull, vdiq ishull; Në Korsikë lindi Napoleon Bonaparti – shpejt u rrit në radhët e ushtrisë gjatë Revolucionit Francez (1789-1799). Pasi mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804. Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.

 

1519 – Themelohet qyteti i Panamasë nga eksploruesi spanjoll Pedro Arias Davila. Qyteti ishte pika e fillimit për ekspeditën spanjolle që pushtoi Perandorinë Inkase në Peru. Panamaja u bë një pikë ndalesë në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në historinë e kontinentit amerikan, përmes të cilës kaloi pjesa më e madhe e arit dhe argjendit që Spanja mori nga Amerika. Vetë fjala ‘Panama’ do të thotë në gjuhën e banorëve autoktonë “vend me shumë peshq’. Më 1671, qyteti Panama u shkatërrua kur pirati Henry Morgan zbarkoi dhe i vuri zjarrin. Qyteti u rindërtua dy vjet më vonë, më 1673, në një truall 8 km nga vendi fillestar.

 

1877 – Shpikësi amerikan Thomas Edison sugjeron përdorimin e shprehjes “Hello” si pëgjigje në telefon, në vend të “Ahoy” siç ishte sugjeruar nga shpikësi Aleksandër Graham Bell.

 

1914 – Lufta e Parë Botërore; Sekretari amerikan i shtetit William Jennings Bryan, në një letër për bankierin JP Morgan, deklaron se kreditë e dhëna prej tij për secilën nga palët ndërluftuese në Evropë cënojnë neutralitetin e Shteteve të Bashkuara.

 

1944 – Marshalli gjerman von Kluge zhduket për 12 orë. Kur u kthye, ai tha se kamioni me radiotransmetuesin u shkatërrua nga predhat, dhe ai kishte qendruar i fshehur në një hendek. Por Hitleri mendoi se marshalli i tij mund të ishte takuar me aleatët, në përpjekje për të përgatitur një dorëzim. Më 17 gusht, Kluge u shkarkua nga detyra dhe u thirr në Berlin, ku iu ofrua alternativa e marrjes së kapsulës cyanide, ose ekzekutimi nga trupat SS; ai zgjodhi të parën dhe u vetë-helmua. Në një letër lamtumire për Hitlerin, Kluge shkroi: “Fuehrer im, largohem prej teje, si një person që ka qëndruar më afër jush se sa ju keni menduar, ndjej se e kam bërë detyrën time në maksimum.” Thuhet se Hitleri e lexoi letrën dhe nuk bëri asnjë koment.

 

1945 – SHBA; merr fund racionimi i karburantit, i vendosur gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.

 

1947 – India shpall pavarësinë nga Britania e Madhe, pjesa islamike e territorit bëhet Pakistan që do të thotë ‘Tokë e Pastër’.

 

Mendim i ditës

“Njerëzit nganjëherë e arsyetojnë lakminë duke thënë se është për të mirën e fëmijëve të tyre – justifikim që e përdorin për të bërë veprimet e neveritshme të duken të respektueshme.”

Demokritus

Author: admin