Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur drejtuesit e grupit Parlamentar për legjislaturën e ardhshme. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI është vendosur që kryetar i grupit parlamentar të jetë Petrit Vasili, ndërkohë që nënkryetar janë zgjedhur Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu. Para mbledhjes së kryesisë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, tha se gjatë zgjedhjeve u targetuan në mënyrë kriminale, për ti dhënë pushtet të plotë oligarkisë.
“LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të 25 qershorit ku u targetua në mënyrë kriminale për t’i dhënë një pushtet të plotë oligarkisë deri në kapjen e cdo qelize të institucioneve të shtetit. U sulmua pabesisht, por tregoi qëndrueshmëri, rritje dhe vitalitet. Sot kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh në numër por shumë më cilësor edhe me të rinj me të gjitha potencialet për të qenë një opozitë përfaqësuese profesionale dhe luftarake me integritet përballë një pseudomazhorance që është pakica e shqiptarëve dhe jo shumica. LSI ka përgjegjësi shumë më të madhe se sa mund të mendojë dikush se jemi përfaqësues të shumicës së shqiptarëve” – u shpreh Monika Kryemadhi.
Drejtuesit e grupit Parlamentar të LSI
Kryetar Petrit Vasili
Nënkryetar Klajda Gjosha, Përparim Spahiu
Sekretare Nora Malaj
Zëdhënëse Floida Kërpaçi