E gjithë ngjarja kriminale e vrasjes së gjyqtares Hafizi nga ish bashkëshorti është e filmuar.mkamerat rreth vendngjarjes kanë kapur gjithçka.
Në ato çka ka në dorë drejtësia, gjyqtarja Hafizi , pasi del nga parukeria, hap derën e makinës dhe hyn. Kasemi, ish-bashkëshorti, shfaqet duke ecur, dhe pa folur fare ka nxjerë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar dy herë.
Veprimet e Kasemit kanë qenë të shpejta. Ai qëllon dy herë viktimën në makinë dhe largohet me shpejtësi. Krismat kanë llahtarisur njerëzit përrreth, që shfaqen në pamje duke vrapuar në panik.
Por nuk merr fund këtu. Pas vrasjes Kasemi ka dalë në rrugën “Bardhyl” dhe nën presionin e armës ka detyruar shoferin e një furgoni me inicialet K.T, të ndalojë në mes të rrugës automjetin e tij. Kasemi ka hipur brenda në furgon dhe sërisht nën kërcënimin e armës e ka detyruar drejtuesin e mjetit që ta nxirte jashtë Tiranës, por është kapur nga policia vetëm 800 metra më tutje.