Burrë e grua mbetën të plagosur me mjete prerëse mbrëmë pas një konflikti me një familje tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21: 00 në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Policia sqaron se “shtetasit G.D 34 vjeç dhe I.D 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me shtetasit N.Xh 65 vjeç dhe T.Xh 58 vjeçe ( burrë e grua )”.
Këta të fundit janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I.D, 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri është shpallur në kërkim.
Policia vijon punën për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja.