Mërkuri kalon tek Binjakët. Ky tranzit yjësor që nis nga mbrëmja e 11 majit do të sjellë ndryshime që përfshijnë ide dhe lëvizje të shenjave zodiakale. Energjitë e mendjes premtojnë të jenë më tonike dhe precize. Dhe do të kompesojnë pavendosmëritë e një Virgjëreshe të palëvizsshme që pas disa ditësh do të rreshtë së funksionuari.
Efektet e Mërkurit tek Binjakët në Horoskop:
Dashi: Do t’ju vijë shumë natyrshëm të komunikoni, të vendoseni përballë të tjerëve. Ndoshta sepse e kuptoni që mënyra juaj e të vepruarit dhe shprehurit është e fortë, bindëse, solide. Mos kini frikë të flisni.
Demi: Do t’ju ulen pak idetë dhe energjitë që do t’ju nevojiten për të vepruar, për t’u komportuar dhe për të menduar. Përqëndrohuni tek momentet e qeta për t’u menduar dhe për t’i jetuar me njerëzit e dashur.
Binjakët: Në një rekuperim të qartë të toneve tuaja personale, propozimet e reja të Mërkuit do t’ju kompesojnë në mënyrë të përsosur dyshimet që keni në zemër të shprehura nga një Venus i pa lëvizsshëm.
Gaforrja: Mos kini frikë ta ndalni pak hapin, të jeni më pak aktiv dhe raktiv sepse pas pak ditësh Marsi do t’ju kërkojë më shumë. Kursejini energjitë për kur të keni nevojë.
Luani: Do të keni shumë fat me mendimet, me dëshirën për të ëndërruar dhe për të bërë plane afatgjata. Mundësitë për të qenë me miqtë do të jenë gjithashtu më të shpeshta. Marrëdhënia juaj me shpenzimet dhe fitimet përmirësohet.
Virgjëresha: Do të rriten angazhimet për ju (por edhe fati e suksesi), veçanërisht në vendin e punës, në mënyrën se si veproni. Ndoshta sepse energjia juaj më e mirë (Mërkuri) tani po vërehet, ndihet. Dhe kjo kompenson keqkuptimet e Venusit.
Peshorja: Nga ky moment mund të mbështeteni edhe tek Mërkuri, kështu mund të shmangni rreziqet që sjell Venusi. Do të jetë shumë më e lehtë për ju të mendoni fort, t’i bëni gjërat me guxim dhe me humor të mirë.
Akrepi: Qielli i shenjës suaj është i lehtësuar duke përmirësuar marrëdhënien tuaj aktuale me shpenzimet dhe fitimet, por edhe me mënyrën tuaj të të bërit profesion, angazhim, impenjime. Jo keq.
Shigjetari: Mërkuri dhe Venusi paraqesin dy sfida për ju. Diçka që ju kërkon të angazhoheni më shumë në dashuri dhe projekte. Ndihuni entuziastë, mos lejoni që marrëdhënia juaj të bëhet e mërzitshme. Jepini më shumë rëndësi partnerit.
Bricjapi: Mërkuri ndalon së favorizuari shenjën tuaj këtë periudhë. Toni dhe vëllimi i gjërave që kanë qenë aq zbavitëse deri tani, po zbuten.
Ujori: Mërkuri bashkohet me Venusin kështu që nga sot mund të mbështeteni në një energji të re miqësore që do t’ju ndihmojë të jetoni me shumë dashuri dhe pasione, për të kompensuar problemet emocionale që keni pasur.
Peshqit: Dashuria për ju do të jetë më e thjeshtë nëse do të gjeni një marrëveshje me emocione tuaja. Përfitoni nga Mërkuri për t’u qartësuar me veten (përpara se Neptuni të ngatërrojë gjithçka). Kërkojini ndihmë dikujt, kërkoni një mendim.