Përplasja me dy mjete është bërë shkak për një aksident në Berat, por për fat të mirë nuk ka shkaktuar të lënduar, por arrestimin e një prej drejtuesve të mjeteve, pasi ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai wshtw grindur pas aksidentin me personin tjetwr qw drejtonte mjetin dhe mw pas ka rezultuar nga policia se kishte konsumuar alkol.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Ç., 22 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Rapi”, duke drejtuar mjetin e tij tip “BMË” është përplasur me mjetin tip “Range Rover” dhe është konfliktuar me drejtuesin e tij, shtetasin E. Sh. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar se shtetasi F. Ç. drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.56 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.