Kryetari i Partisë Demokratike Lulazim Basha, vijon takimet e tij me drejtuesit e biznesit të vogël, ndërsa i ka ndarë këto takime me disa postime në rrjetin social FaceBook. Sot sipas postimit, ai është ndalur në Njësinë me num 8 në Tiranë, ku është takuar me banorë dhe drejtues të biznesit të vogël, për të cilët tha se po përballen me një krizë të thellë.
“Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë”, shkruan Basha.
Por, ndërsa biznesi po përballet me këto vështirësi, sipas Bashës, Rama, “virusi” siç e ka quajtur ai vetëm dje ka dhënë 727 mijë euro për inceneratorin e Tiranës.
“Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës”, shkruan Basha.
Postimi i Bashës
Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI.
Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.
Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.
Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.
Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.