Operacioni Forca e Ligjit, mësohet se u ka kërkuar deklarimin e pasurisë dy personave të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe dy personave të tjerë nën hetim pë vrasje në rrethana cilësuese.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Akil Alushi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
– Morel Kertalli, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
– Enkel Kertalli, banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
– Ilir Oshafi, banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
- M., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.